Klima e biznesit ne Shqipëri ka shënuar progres te ndjeshëm. Ne raportin e përvitshëm “Te besh Biznes” te Bankës Botërore te publikuar kete te marte vendi une eshte ngjitur me 32 vende krahasuar me nje vit me pare. Shqiperia renditet e 58-a ne nje liste prej 190 shtetesh. Vlerësimi lidhet me reformat e qeverise, ku veçohen ato per thjeshtimin e dhënies se lejeve te ndërtimit, ne marrjen e energjisë dhe shpejtësinë e lidhjes ne rrjet, si dhe reforma ne pagesën e taksave. Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e sheh raportin si nxitës per investitorët e huaj.
Vlerësimi i Bankës Botërore ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm sepse konfirmon që reformat e ndërmarra nga qeveria janë duke ecur në drejtimin e duhur, por çka është më e rëndësishme, sepse inkurajon investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, pasi vendi ynë është miqësor ndaj sipërmarrësve të huaj dhe të bësh biznes tek ne vlen.
Sipas Ekonomit, ky është vlerësimi me pozitiv qe ka patur ndonjëherë vendi yne qe prej vitit 2003, kur u publikua per here te pare nje raport i tille.
Nga te gjithe indikatorët përmes te cilëve vlerësohen ekonomitë, i vetmi vendim i qeverise qe ka patur ndikim negativ ne renditje është ai i skanimit detyrues në dogana te çdo malli që importohet, ose eksportohet. Megjithatë, ndonëse mund të ngadalësojë procedurat e eksport/importit, ai konsiderohet nga ministrja shume i rëndësishëm, në kushtet e debatit për importin e mbetjeve të riciklueshme.
Per raportin reagoi ne rrjetet sociale edhe kryeministri Rama. Institucionet ndërkombëtare vijojnë të publikojnë fakte konkrete arritjesh domethënëse të Shqipërisë në rrugën e re të reformave! Politika e mbrapshte e kazanit dhe mediat që i shkojnë pas avazit, vazhdojnë përbaltjen NonStop!” shkruan Rama.





