Subscribe

Me hapjen e sezonit turistik, jo vetëm vendasit, por edhe të huajt e kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për kalimin e pushimeve, veçanërisht Vlorën dhe Sarandën.

 

Ky turist nga Zvicra, ka qëndruar prej 10 ditësh në Shqipëri dhe shprehet se do t’ua propozonte edhe të tjerëve ta vizitonin vendin tonë.

 

“Jam me origjinë nga India, por jetoj në Zvicër, kështu që kam nënshtetësi edhe indiane dhe zviceriane. Këtu kam ardhur për pushime, jam turist dhe Shqipëria është vend shumë i mirë.  Së pari Shqipëria është vendi i vetëm që i mirëpret turistët pa një test PCR, një gjë shumë e mirë të paktën nga ana e qeverisë që po lënë turistët të futen.  Përpos kësaj, veriu ka male të mrekullueshëm, ndërsa jugu është fantastik për pushime në plazh. Shumë njerëz shkojnë në Greqi, por unë do ju propozoja të vijnë në Shqipëri, jugu është një mrekulli, dhe çmimet janë të mira. Nuk jam shumë i sigurt sa do qëndroj sepse çdo ditë bëj një plan të ri, ndoshta dhe një javë tjetër pasi jam këtu prej 10 ditësh.”

 

Masat kufizuese dhe ora policore nuk e shqetësojnë turistin për të marrë më të mirën nga pushimet e tij në Shqipëri.

 

“Nuk më ndikojnë fare si turist. Mesa di unë është një lockdown pas orës 22:00, por unë s’kam patur asnjë problem, ndoshta pasi më zë gjumi nga ajo orë. Por gjithsesi kam parë shumë njerëz jashtë pas atij orari, kështu që nuk e di sesa strikt janë edhe autoritetet me zbatimin e kësaj mase, por levizjet vazhdojnë. nuk ka qenë problem për mua.”

 

Ndërsa përgjatë bregut, gjen edhe të huaj të tjerë me histori interesante, të cilat i lidhin me Shqipërinë.

 

“Jam  nga Gjermania,  kam ardhur për pushime, por gjithashtu për të vizituar të dashurin tim, i cili jeton këtu…Bregdeti është shumë i bukur.”

 

Por, përpos bregdetit, një nga atraksionet kryesore të jugut për turistët është edhe monumenti natyror i Syrit të Kaltër.

 

“Është mahnitëse, shumë shumë bukur, jemi shumë të impresionuar nga Shqipëria. Kemi vizituar disa vende, por ky këtu zë vendin e parë për mua, gjithashtu Lugina e Valbonës, dhe liqeni i Komanit, Durrësi po ashtu shumë vend interesant.”

 

Ndërsa janë edhe vendasit që nuk e ndërrojnë jugun me asnjë vend tjetër prej vitesh, siç është edhe mjeku në pension Sokol Agolli.

 

Ndërsa autoritetet shprehen pozitivë për një sezon të mbarë dhe të lehtësuar turistik këtë verë, që do të sjellë në vend shtetas nga shumë vende të botës.

 

Masat kufizuese apo ora policore pritet të ndikojnë vetëm te bizneset, të cilët kanë detyrimin të mbyllen në orën 23:00 gjatë qershorit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *