Raporti i BE-së: Shqipëria pikë transiti për rishpërndarjen e produkteve false

Shqipëria eshte nje nga kater vendet qe sherben si pike transiti per rishperndarjen e produkteve false, perfshi dhe produktet farmaceutike.
Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian ka publikuar raportin e hartëzimit të tregtisë të produkteve false për vitin 2017. Raporti identifikon sektorët kryesorë që preken nga falsifikimi si dhe pikat kryesore transit, produkte si ushqime, kozmetikë, çipë dhe pjesë këmbimi për kompjuter.
Në kët raport përmendet edhe Shqipëria si një nga katër vendet tranzit bashkë me Egjiptin, Marokun dhe Ukrainën. Shqipëria bashkë me këto vende theksohet si me rëndësi të veçantë për rishpërndarjen e produkteve false të destinuara për Bashkimin Evropian. Shqipëria është një pikë e rëndësishme tranziti për kozmetikë e parfume false nga Turqia drejt BE-së. Gjithashtu përmendet për artikujt e lekurës kryesisht çanta dore.





