Subscribe

Të mërkurën kryeministri Edi Rama do të ulet në tryezë me liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor me shpresën se Greqia do të heqë dorë nga vetoja bllokuese në procesin anëtarësues të Shqipërisë.

Edhe pse çështja e vetos greke do të diskutohet thellësisht në mbledhjen e Këshillit Evropian në 14 dhe 15 dhjetor, kreu i qeverisë do ta shfrytëzojë për të thënë qëndrimet e Shqipërisë ndaj çështjes “Beleri”.

Lexo edhe :

Related Posts

Deri më tani ajo është shkaku që Shqipëria rrezikon të mos ecë me hapjen e grupkapitujve të parë, që përbën edhe nisjen zyrtare të negociatave me Bashkimin Evropian.

 Deri tani nuk duket të kemi një ndryhsim të qëndrimit për të pasur mundësinë për të nisur menjëherë negociatat. Është edhe deri diku jo motivuese, pra një bllokim i vendit për administratën që është edhe motorri kryesor i gjithë reformave.

Përballë këmbënguljes së Greqisë për të mos i dhënë kartonin jeshil Shqipërisë çfarë mund të bëjë Këshilli Evropian përveç se të lë datën për mbledhjen e dytë ndërqeveritare ku diskutohet udhërrëfyesi për në BE-në por nuk hapen grupkapitujt?

“Ka një presion të vazhdueshëm ndaj Greqisë për të mos bllokuar por mjetet janë të kufizuara sepse vetë traktatet e Bashkimit Evropian jane që secili vend ka të drejtë për arsye të ndryshme, që mund mos të kenë fare të bëjnë me procesin e integrimit evropian të vendosi veton për bllokimin e vendit në një nga fazat e ndryshme që ka procesi i negociatave deri në anëtarësim”, deklaroi drejtuesi i “Lëvizjes Europiane” në Shqipëri.

Përveç zgjerimit, samiti BE-BP do të diskutojë më në detaje paketën mbështetëse financiare për të gjashta vendet ballkanike.

“Është një paketë e rëndësishme prej 6 miliardë eurosh për gjashtë vendet, ku një e treta janë grante, pra janë para falas dhe do të duhet të dijmë sesi ta përfitojmë sa më shpejt që edhe efektet pozitive të shihen te të gjithë qytetarët dhe jo vetëm te institucionet dhe politika”, tha Gledis Gjipali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *