Pas takimit të 11-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së BE, Joseph Borrel deklaroi se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformave.

Në një konferencë të përbashkët, Borrell theksoi se BE është partneri kyç i Shqipërisë dhe se do të të qëndrojë në krah në rrugëtimin e saj drejt BE.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Borrel kërkoi që në listat e kandidatëve të ketë njerëz me integritet.

Së pari Shqipëria është partner kyç për bashkimin europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin në BE. Jeni shembull në Ballkan. Ne do vazhdojmë të ju qëndrojmë në krah në rrugëtimin drejt BE. Ne ju kemi dhënë dhe do vazhdojmë të ju japim mbështetje. Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara. Ne do të vazhdojmë të përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE. Në kontekstin në të cilin jemi para zgjedhjeve, ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa u përket zgjedhjeve ne kemi edhe një mesazh për partitë politike: Integrimi europian duhet të jetë objektiv i të gjithëve. Polarizimi i skajshëm nuk i shërben vendit pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit. Ne presim të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *