Shqipëria do të zbresë në fushë këtë të martë kundër Ishujve Faroe në transferte në një tjetër duel të vefshëm për grupin E të kualifikuesve për Europianin e vitit 2024 në Gjermani.

Kuqezinjtë vijnë pas suksesit 2 me 0 në Tiranë kundë Moldavisë, sukses i cili I  ka karikuar në maksimum të besuarit e trajnerit Silvinjo.

Ky I fundit së bashku me mesfushorin Ylber Ramadani, ndër më të mirët e suksesit të së shtunes, dolën në konferencen e fundit për shtyp në Ishujt Faroe, duke iu përgjigjur interesit te mediave në lidhje me këtë takim shumë të rëndësishme për përfaqësuesen tonë,

 

SYLVINHO- TRAJNER I SHQIPERISE

 

 Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne. Morëm 3 pikët, një ndeshje shumë e vështirë, por tashmë e kemi mbyllur atë kapitull. Kemi përpara gjashtë ndeshje të vështira, 6 finale. Nesër ndaj Ishujve Faroe kemi një ndeshje të fortë. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme. Është një lojë tepër fizike, lojtarët e Ishujve Faroe janë shumë të rrezikshëm sidomos në lojën në ajër dhe në goditje standarde.

 

Braziliani 48-vjecar, tha se dueli I radhës nuk ka lidhje aspak me ate që u luajt të shtunën në “Air Albania”, pasi sipas tij kundërshtari këtë herë është shumë fizik dhe dinamik, aspekte që I nxorri në pah edhe mesfushori Ramadani,I cili shtoi se kuqezinjte duhette qëndrojnë larg euforise.

 

YLBER RAMADANI- FUTBOLLIST I KOMBETARES

 

 “Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të hyjmë në ndeshje me qasje shumë të mirë, duhet të hyjmë aty të marrim rezultat pozitiv, duhet të hyjmë të bëjmë maksimumin të gjithë që të shkojmë në Shqipëri me fitore”.

 

Dueli Ishujt Faroe vs Shqiperi do të luhet në orën 20 e 45 në një fushë me bar artificial. Silvinho nuk pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në formacion në raport me suksesin ndaj Moldavisë. Aktualisht në grupin E, Cekia ka 7 pikë, Shqiperia dhe Polonia nga 3, Moldavia 2 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *