I gjithë territori i vendit ndodhet nen ujë per shkak te motit dhe reshjeve te pazakonta. Si pasoje e prurjeve te shumta, argjinatura e lumit Mat ne Tale te Lezhës rrezikon te shembet, dhjetar familje jane ne panik per jetën. Lezha dhe zonat përreth saj kane përjetuar nje dite te vështirë. Reshjet e dendura dhe pandërprere kane shkaktuar përmbytje ne toka, rruge e banesa. E renduar është gjendja edhe ne Fushe-Kruje, Shkodër, Dibër e Milot. Qindra hektarë toke, dhjetëra lagje e banesa ne veri te vendit janë te përmbytura, ndërsa ka vështirësi ne qarkullim kryesisht ne zonat rurale. Si pasoje e fryrjes dhe daljes se lumenjve nga shtrati janë janë evakuuar familje qe rrezikoheshin nga vërshimi i ujërave. Forcat e ushtrisë kane zbarkuar ne terren për t’u ardhur ne ndihme banoreve te përmbytur. Edhe qytetet bregdetare Durrësi e Vlora janë gdhire te mbuluara nga uji. Per shkak te reshjeve dhe erës se forte tragetet kane pezulluar punën ne pamundësi për t’u ankoruar. Reshjet e dendura dhe erërat e forta kane lene pa energji elektrike shume zona te vendit. Kompania OSHEE ka sqaruar se është detyruar te takoje energjinë për shkak te përmbytjes se disa nënstacioneve, si dhe per shkak te sigurisë teknike te rrjetit. Ndërsa hidrovoret dhe institucionet e rëndësisë se veçante, po furnizohen pa ndërprerje me energji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *