Ndonëse Shqipëria është e përfshirë gjatë këtyre ditëve nga masa ajrore tepër të ftohta që kanë sjellë dëborë, ngrica e temperaturaf shumë të uleta, situate për momentin në vend nuk është problematike.

 

Të paktën sa i takon pjesës së lëvizjes së mjeteve në akset rrugore në vend, ARRSH në njoftimin e nisur për mediat mengjësin e kësaj të hënë shpjegon se në akset kryesore në vend nuk ka probleme.

 

Sipas ARRSH-së, qarkullimi i mjteve behet pa zinxhire.

 

Po ashtu njoftohet se janë trajtuar me kripe zonat problematike.

 

Të vetmet sipas ARRSH  që kalohen me zinxhire janë aksi Ura Cerenecit-Steblevë në zonën e Librazhdit si dhe rruga turistike, Boboshticë-Dardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *