E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Kulturë

Shqipëria në telajon e Pervathit

Duken si fotografitë e vendeve që njohim, por ato flasin më shumë se disa peizazhe. Në fakt, e gjithë kjo ekspozitë jetëzon në telajo jo vetëm disa copëza të Shqipërisë që kemi, por më së shumti te natyrës plot potencial që duam.

 

Tirana është më e gjelbër, e Vlora po ashtu. Pashk Pervathi, autori i tyre thotë se brenda tyre ka jo vetëm qetësi, por edhe mesazh. Punimet janë puna e 5 viteve të artistit, që ka rrugëtuar me artin e tij jo vetëm në muzetë e galeritë shqiptare. Gjithçka e ka kurorëzuar në ekspozitën e tij të 39-të “Shqipëria vend i bukur”.

 

Reklamë

Po midis tyre ka një vend më të veçantë, përtej vendlindjes së tij. Ekspozita që sjell 60 peizazhe të Shqipërisë, do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri më 14 tetor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë