E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shqipëria në krye të OSBE në 2020, BE përshëndet vendimin

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, përshëndet vendimin e marrë sot që i jep Shqipërisë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Soreca shpreh mbështetje për këtë rol të rëndësishëm që do të marrë Shqipëria.

 

Reklamë

“Ambasada e BE në Shqipëri mirëpret vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së. Presim me padurim të japim mbështetjen tonë për këtë rol të rëndësishëm”.

 

Lajmi që Shqipëria do të jetë në krye të presidencës së OSBE për vitin 2020 ëstë bërë i ditur këtë të mërkurë nga Italia e cila është në krye të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë