Subscribe

Qershori pritet të shënojë një tjetër arritje për diplomacinë shqiptare, pasi në New York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për përiudhën 2022-2023.

 

Në shkresën e firmosur nga Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir drejtuar të gjithë vendeve, votimi për 5 anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, do të mbahet në datë 11 qershor. Ndarja e anëtarëve jo të përhershëm, është në bazë të zonave gjeografike dhe Shqipëria është kandidatura e vetme e ardhur nga Grupi i Europës Lindore, që do të zëvendësojë Estoninë, mandati i së cilës përfundon në fund të vitit 2021.

 

Dhe si kandidaturë e vetme, të gjitha gjasat janë që Shqipëria të marrë 2/3 e votave të nevojshme, shto këtu dhe faktin që asnjëherë deri më sot në historinë e Kombeve të Bashkuara, nuk ka ndodhur që një kandidaturë e propozuar dhe e mbështetur nga një grup shtetesh, të mos i marrë këto vota.

 

Lobimi për ulësen në Kombet e Bashkuara, ka nisur prej vitesh dhe pritet të finalizohet me 11 qershor, kur Asambleja e Përgjithshme të votojë në favor të vendit tonë. Veç Shqipërisë, 4 shtetet e tjera janë Gaboni, Gana, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Brazil. Pas kryesimit të OSBE-së përgjatë vitit 2020 tashmë 2022 pritet të jetë një tjetër vit i suksesshëm, për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *