Subscribe

Fitorja e kombëtares në Lion të Francës i ka bërë shqiptarët ta gdhijnë, duke festuar në rrugë e sheshe. Si rrallëherë, Tirana u mbush me mijëra njerëz që pushtuan qendrën. Kudo dëgjoheshin brohoritma, këngë, valle e fishekzjarrë. Të gjithë duke iu gëzuar golit historik të Armando Sadikut. Në festë ishin të gjithë, madje edhe fëmijët. Por festa e çmendur ka pushtuar sheshet e pothuajse te gjitha qyteteve. Në çdo rrugë të Elbasanit, tifozeria kuq e zi ka festuar me brohoritma dhe këngë fitoren qe dhuroi Armando Sadiku. Në Shkodër, Lezhë, Durrës e Fier u hodhën fishekzjarrë dhe festa vijoi deri vonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *