E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shqipëria në Bienalen e Venecia

“Të kam lënë mallin”. Kështu prezantohet Shqipëria në ekspozitën e 15-të ndërkombëtare të arkitekturës në Bienalen e Venecias. Kuruar nga Simon Battisti, dhe Leah Whitman, pavijoni shqiptar i përgjigjet temës “Raportim nga Fronti” të kuratorit të Bienales Alejandro Aravena, duke paraqitur një gjendje që ka përcaktuar tkurrjen urbane të Shqipërisë: arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit. Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e pranishme ne pavijonin shqiptar gjate hapjes se këtij eventi ndërkombëtar, pasi ka falenderuar grupin e kuratorëve ka bërë një prezantim të ideve që përçon Shqipëria këtë vit përmes pavijonit të saj në Bienalen e arkitekturës. Kuratorët kanë porositur tekste të reja rreth arkitekturës së zhvendosjes nga shkrimtarë, poetë e krijues të skenës ndërkombëtare. Nuk mungoi ne pavijonin shqiptar as iso-polifonia shqiptaro-polifonie. Këngët do të vijojnë te dëgjohen në pllaka gramafoni 30cm, të cilat do të luajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Bienales së Venecias qe u hap mbrëmjen e 28 majit per tu mbyllur ne 27 nëntor.

 

 

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë