Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 March 2026
Vizion fokus

“Siguria ushqimore, kusht për BE”, Ferrero: Hyrja në union...

Pas paralajmërimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutë për shpalljen...

SHBA-ja i heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar...

Spiropali dhe Xhafaj munguan në seancën e djeshme për...

Çmimi i karburanteve, Rama: Do të fusim forcën e...

Rama: Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollah do shpallen...

Anulimi i tenderit 400 mln euro për portin e...

Çështja “Balluku”, Rama: Ka pasur debat me disa nga...

“Balluku”, Rama tregon arsyet: Pse e rrëzuam kërkesën e...

Përplasi të miturin me makinë, procedohet penalisht 18-vjeçari në...

Shqipëria në BE deri në 2030? Gledis Gjipali zbulon sa realist është ky premtim

15 Prill 19:26

Shqipëria ka hapur ditën e djeshme (14 prill) në Luksemburg gurp-kapitujt e dytë me Bashkimin Europian.

Shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas nënvizoi progresin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë në veçanti.

Ndërkohë, kryeministri Rama nënvizoi se Shqipëria angazhohet që brenda vitit 2027-të të ketë hapur të gjithë grup-kapitujt dhe t’i ketë mbyllur ato.

Por, për të treguar më shumë rreth hapjes së grup-kapitujve të dytë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Aleksandër Furxhi ishte drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali.

Gjipali tha se ky grup kapitujsh është i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me tregun, biznesin, shërbimet dhe mallrat.

Ai theksoi se mbetet në dorën e BE-së dhe janë 27 vendet anëtare që do të vendosin nëse Shqipëria do të anëtarësohet apo jo, teksa nënvizoi se objektivi i Shqipërisë është që në fund të vitit 2027 të ketë mbyllur gjithë pjesën teknike të negociatave.

Intervista e plotë:

Çfarë shënon hapja e këtyre kapitujve të fundit? Çfarë përfaqëson kjo në totalin e 35 kapitujve që ka gjithë procesi i negociatave?

Gjipali: Është hapi i radhës, hapi i tretë, mund të themi. Shënon vazhdimësinë e progresit në procesin e anëtarësimit. Pra, ka një vazhdimësi, dhe po hapen grupe kapitujsh. Specifikisht ky grup kapitujsh është i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me tregun, biznesin, shërbimet dhe mallrat. Prek një masë të gjerë të grupeve të biznesit, por edhe ne si konsumatorë. Përmirësimet në këto kapituj ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët.

Qeveria aktuale ka shpallur anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030. Nëse kjo realizohet, Shqipëria ka aplikuar në vitin 2009, pra do të ishin 21 vite. Si qëndron kjo shifër krahasuar me vendet e tjera që janë anëtarësuar?

Gjipali: Do të ishim ndër vendet më të vonuara në këtë proces. Sa i takon vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, siç e dimë, ato e kanë përfunduar shumë më shpejt. Ne garojmë me Ballkanin dhe do të shohim se si do ta arrijmë finishin. Megjithatë, në fund të fundit mbetet në dorën e BE-së. Janë 27 vendet anëtare që do të vendosin nëse Shqipëria do të anëtarësohet apo jo. Objektivi i Shqipërisë është që në fund të vitit 2027 të ketë mbyllur gjithë pjesën teknike të negociatave.

Ju thatë se jemi në garë me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, dhe së fundmi edhe me Moldavinë dhe Ukrainën që i kanë hapur negociatat. Cilat janë gjasat? Si do të jetë ky finish?

Gjipali: Është pak e vështirë për t’u parashikuar. I gjithë ky proces ecën dorë për dore me reformimin e vetë BE-së. Futja në lojë e Ukrainës, e cila përshpejtoi gjithë procesin, ka ndryshuar dinamikën e zgjerimit. E ka bërë atë më të shpejtë. Nga kjo përfiton edhe Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe ne. Kjo krijon mundësinë që vendet që janë përpara në proces të anëtarësohen më shpejt. Shqipëria duhet të jetë gati në momentin që krijohet një dritare, sado e vogël, në mënyrë që të mos humbasë vite të tjera, vite që kërkojnë kohë edhe për BE-në për të ndërmarrë reformat e veta.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
antaresimi BE gjipali grup-kapitujt Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Pas paralajmërimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutë për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

më shumë...

Spiropali dhe Xhafaj munguan në seancën e djeshme për Ballukun, Rama: Nuk është puna ime, ja kush merret me arsyet e tyre

më shumë...

Çmimi i karburanteve, Rama: Do të fusim forcën e shtetit në tregun e naftës

më shumë...

Rama: Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollah do shpallen nga Shqipëria organizatë terroriste!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:57

Njihen diplomat e rehabilitimit, studentët tashmë mund...

2:55

“Siguria ushqimore, kusht për BE”, Ferrero: Hyrja...

2:53

Elbasani gati për Ditën e Verës, qyteti...

2:50

Lezha nis përgatitjet për sezonin, puna nis...

2:47

Përkrahu disa kriminelë, pezullohet nga detyra polici...

2:40

Prokuroria e Korçës nis hetim për shërbimin...

2:35

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në...

2:15

Pas paralajmërimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutë...

1:58

SHBA-ja i heq përkohësisht sanksionet për naftën...

1:31

Spiropali dhe Xhafaj munguan në seancën e...

1:05

Çmimi i karburanteve, Rama: Do të fusim...

12:58

Rama: Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollah...

12:49

Anulimi i tenderit 400 mln euro për...

12:46

Çështja “Balluku”, Rama: Ka pasur debat me...

12:37

“Balluku”, Rama tregon arsyet: Pse e rrëzuam...

12:16

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me...

12:07

Kanceri i vezoreve, 5 simptoma “të heshtura”...

11:45

Përplasi të miturin me makinë, procedohet penalisht...

11:36

Lufta në Lindjen e Mesme, Hoxha zbardh...

11:25

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA e...

Më të klikuarat

  • “Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëro...
  • Rama reagon pas deklaratave të ambasadës gjermane dhe britan...
  • “Koha për të rregulluar financat!”, horoskopi sipas Meri Gji...
  • A do të ketë kosto për PS votimi i sotëm? Petraj: Nëse bëhet...
  • Teherani: Ne nuk e minuam Ngushticën e Hormuzit
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.