Subscribe

Opozita ka skicuar situatën e ekonomisë shqiptare, e cila është krejt ndryshe nga ajo për te cilën flet qeveria. Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur ministrit te financave Arben Ahmetaj,  duke argumentuar pse ekonomia shqiptare është ne krize. Sipas Tabakut vetëm kete vit është rritur me 25% numri i bizneseve qe janë çregjistruar, papunësia ka arritur ne nivelin 17.7%.

Përballë fudullëkut rilindas të dhënat nga Instituti i Statistikave raportojnë për një rënie të konsumit gjatë gjithë vitit 2015 për herë të parë kjo që nga viti 1998. Ndërsa të dhënat e përpunuara nga Komisioni Europian, tregojnë se jemi të parafundit në rajon me rënie prej -0.2% në 2015 në krahasim me vitin 2014. Shqiptarët kanë konsumuar 0.17% më pak se sa viti 2014 gjatë vitit të shkuar dhe aktualisht vendi është në buzë të greminës të deflacionit, kurse qeveria propagandon se kemi dalë nga kriza”.

Sipas Tabakut për herë të parë në 15 vite paga reale shënoi zbritjen më poshtë se sa norma e inflacionit, duke rënë me -0.1%.

“Punëtorë të keqpaguar, pensionistë më të varfëruar dhe një skemë sociale që përfundon në xhepat e ministrave apo kryetarëve të bashkisë. Kjo është Pranvera e Rilindjes që qeveria aq shumë propagandon. Ndërkohë që ashtu siç pritej, Ahmetaj heshti dhe nuk tha asgjë kur u pyet nëse do të ketë rritje pagash e pensionesh!”

Sipas opozitës vetëm qeveria po përjeton pranvere ne ketë situate.

Tashmë është e qartë se për cilën pranverë flet ministri dhe qeveria rilindjes, përballë acarit në të cilin jeton ekonomia shqiptare gjendet luksi që i mundëson këtyre qeveritarëve që nga zyrat luksoze të propagandojnë arritjet imagjinare në kurriz të një ekonomie që e kanë rrënuar.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *