Subscribe

Pas konfirmimit te dy rasteve me virusin e ri Covid- 19 , qeveria ka pezulluar të gjitha fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ne drejtim të 12 aeroporteve në Itali dhe anasjelltas. Të vetmet aeroporte funksionale janë ai i në Romë dhe Bari.

 

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se pezullimi është pa afat. Ndërsa nuk do të ketë ndërprerje të fluturimeve për mallra.

 

Por ky vendim kapi në befasi qindra qytetarë që donin të udhëtonin drejt vendit fqinj. Ata u shprehen të shqetësuar pasi nuk i ka shpjeguar askush se kur do i bashkohen serish familjeve te tyre ne Itali.

 

 

Ndërsa emigrantët që kanë ardhur mëngjesin e sotëm nga italia thonë se i kanë kaluar të gjitha kontrollet dhe se i kanë marrë masat mbrojtëse  .

 

 

Situata është e ngjashme edhe në transportin detar. Linja Durrës –Ankona- Trieste është pezulluar për pasagjerët, por jo për trasnportin e mallrave.

 

Ministrja bëri apel që kompanitë ajorore të ofrojnë mundësinë e rirezervimit të biletave të djegura deri në normalizimin e situatës.

 

Anulimi I fluturimeve dhe transportit detare vjen në  vijim të situatës së krijuar në itali, për shkak të përhapjes së Koronavirusit si dhe masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *