Subscribe

Shqipëria e ka nisur me rast ndeshjen ne Palermo kundër Italisë vendase qe sapo nisi loja u gjend ne presionin dhe befasinë e kuqezinjve. Menjëherë vetëm pas 40 sekondash nje shpërthim i Agollit nxjerr Roshin te pambuluar dhe ky shërben per Cikalleshin qe rrotullohet mire godet, por per pak centimetra shpëton porta e Bufon.

 

Italianet nuk arrijnë te marrin veten sepse ne minutën e trete është nje inkursion i Roshit qe pa e ngritur kokën godet dhe topi përfundon pak me larg shtyllës se djathte te Bufon.

 

Ne minutën e 8 është Verrati qe nis Insinjen, por Hysaj del fitues ndaj shokut te skuadrës. Ne te 10 gabojmë totalisht me Bashen qe rrezon Belotin brenda zonës dhe gjyqtari akordon penallti. De Rosi nuk gabon përballë Strakoshes dhe 1-0.

 

Qe ne këtë moment nisin hedhjet ne fushe te fishekzjarrëve nga blloku i tifozëve shqiptare pas portës tone. Kuqezinjtë shokohen megjithatë edhe italianet arrijnë te shfaqen përpara Strakoshes vetëm ne goditje standard.

 

Rasti me i pastër i takon minutës se 43 kur Belloti godet, por e humbet duelin me portierin e Lazios. Minuta e 45 sjell rastin me te pastër te takimit per tanët. Përsëri Roshi kete here përballë Bufon gabon ne mënyre te pafalshme, duke goditur mbi traun e portës.

 

Pjesa e dyte nis me Italinë ne sulm qe kërkon nje penallti tjetër per prekje te topit me dore nga Ajeti, por gjyqtari slloven vazhdon lojen por deri ne minuten e 56 kur e ndërpret per 8 minuta. Shqiptaret ne shkallet e stadiumit e bëjnë te pamundur vijimin normal te lojës per shkak te fishekzjarrëve qe hodhën ne fushe dhe tymit qe pushtoi Renzo Barberen.

 

U desh te shkonin kapitenet e skuadrave deri edhe trajneri De Biasi per te qetësuar tifozët pas portës se Bufon. Loja rinis me një gafe te Agollit, por Kandreva nuk arrin te kaloje Strakoshen. Ne minutën e 71 Insinje godet murin dhe topi mbërrin te Zapakosta qe e hedh ne zone dhe Immobile nuk fal shokun e skuadrës te Lacio 2-0. Per t’u shënuar nje goditje e Sadikut ne minutat shtese, por pa problem per Bufon, qe ruajti te paprekur rrjetën ne ndeshjen e tij te 1 mijte. Shqipëria humb, por rrezikon edhe me shume për shkak te sjelljes se tifozëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *