Kombëtarja shqiptare e futbollit fiton me rezultatin e pastër 0-2 në ndeshjen miqësore në transfertën e Luksemburgut. Djemtë e De Biazit kanë bërë një paraqitje shumë të mirë. Krahas golave kuqezinjtë kanë dominuar edhe me lojë. Pas një pjese të parë pa gola, në 45 minutat e dyta lëvizjet taktike të trajnerit të kombëtares kanë dhënë efekt. Në minutën e 63-te ka qene Armando Sadiku qe ka shënuar golin e pare. 12 minuta më vonë, është një tjetër sulmues, Sokol Cikelleshi, i cili shënon golin e dytë dhe të fundit të kësaj miqësoreje. Kjo fitore vjen tre ditë pas humbjes në trasfertën e Austrisë. Ky është takimi i dytë miqësor, i cili zhvillohet në kuadër të ndeshjeve përgatitore për evropianin France 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *