E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqipëria “mposht” COVID-19

Kjo javë nisi me një numër tepër të ulët të rasteve të reja me COVID-19, krahasuar me muajt e fundit.

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka kryer 2020 testime dhe ka zbuluar vetëm gjashtë të infektuar.

 

Reklamë

Rastet e reja janë regjistruar në dy në Shkodër, dy në Mat, një në Mirditë dhe një në Berat.

 

Tirana, që prej muajsh ka qenë vatër infeksioni, nuk ka shënuar asnjë rast të ri.

 

Po ashtu, vetëm një pacient e ka humbur betejën me COVID-19. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Korça.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë