Shqipëria e Norvegjia do të luajnë një ndeshje miqësore ne stadiumin “Elbasan Arena” me 26 mars të këtij viti. Lajmi u konfirmua nga vete Federata Shqiptare e Futbollit pas një marrëveshje te arritur me palën norvegjeze ndërkohe qe orari i takimit ende nuk është vendosur. Kjo do të jete ndeshja e peste ne histori mes këtyre dy përfaqësueseve.

 

Ne të gjitha rastet e mëparshme, Shqipëria ka luajtur ne ndeshje eliminatore kundër Norvegjisë, duke fituar 1 herë ne transferte me një gol të Salihit, kemi barazuar dy here të tjera dhe ne një tjetër rast jemi mundur. Ky do të jete testi i pare miqësor për kuqezinjtë ne ketë vit të ri kalendarik dhe sigurisht një mundësi e mire për trajnerin Kristian Panuci për të vijuar kolaudimin e skuadrës përpara se të nisin ndeshjen e ligës së kombeve ne muajin shtator, teksa ketë muaj do të njihemi edhe me rivalet ne grup. Ndeshja e fundit miqësore qe ka luajtur Shqipëria ishte ajo ne Antalia me 13 nëntor kundër Turqisë, ku të besuarit e Panuccit arritën një fitore të bukur 3 me 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *