Shqipëria ka marrë kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore.

 

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një postim në Facebook, ku shprehet se vendi është më I angazhuar se kurrë për të kontribuar për sigurinë paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon.

 

“Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM) duke qenë më shumë se kurrë e angazhuar për të kontribuar në sigurinë, paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon. Marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), e cila është një strukturë e deklaruar me rreth 5000 trupa në shërbim të operacioneve të paqes në rajonin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *