E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka bere përgjegjës qeverinë per çmimin e larte te naftës ne vend. Ne rrjetin social facebook, Basha ka postuar dy tabela qe tregojnë çmimin e naftës ne vendet e rajonit dhe europes, duke shkruar “Pa koment nga buletini i hajdutërisë qeveritare: ja renditja e vendeve me naftën me te shtrenjte per ditën e sotme. Shqipëria e para ne Ballkan, e gjashta ne europe.” Ne tabelën e publikuar nga kryetari i PD Basha, vendi ynë ka çmimin me te larte te naftës 1,2 euro, ndërkohe qe çmimin me te ulet e ka Maqedonia 0,7 euro. Opozita vazhdimit i ka bere thirrje qeverise te ule taksat ne mënyre qe te ulen çmimet e karburanteve e një vit me pare demokratet ftuan qytetaret te fikin makinat ne mes te rrugës, si forme proteste ndaj çmimeve te larta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë