Subscribe

Në kohën kur çmimet e hidrokarbureve në tregjet e huaja janë në minimumet e tyre historike, tregtarët e këtij sektori në vendin tonë dëshmojnë se janë të orientuar drejt fitimeve të pamerituara në kurriz të konsumatorëve.

 

Që nga koha kur u zyrtarizua në vendin tonë pacienti i parë me Covid dhe nisi izolimi, çmimet e karburanteve në treg kanë rënë me afro 10 lekë për litër, një rënie kjo e papërfillshme në raport çmimin me të cilin tregtohet një fuçi në tregun ndërkombëtar.

 

Këtë të diel, një litër naftë në kryqytet varion nga 159 në 164 lekë për litër. Ndërkohë që në tregun e huaj një fuçi ka shënuar rënie në dy muajt e fundit afro 50 % duke kapur shifrën e më pak se 30 dollarëve. Kjo për shkak se konsumi ka pësuar rënie nga masat izoluese në mbarë botën.

 

Nëse i referohemi ekonomive të ngjashme në rajon, çmimet e naftës janë dy herë më të lira se në Shqiperi.

 

Në Maqedoninë e Veriut një litër naftë tregtohet me afro 46 dinarë ose 75 cent. Ndërkohë në Prishtinë këto ditë nafta shitet me 85 cent për litër.

 

Bizneset në vend justifikohen me faktin se barra e taksave është më e lartë në Shqipëri, se në çdo vend tjëtër. Sipas përllogaritjeve, në një litër karburant rreth 100 lekë janë detyrimet fiskale, shpenzimet e kompanisë përfshirë edhe çmimin me të cilin blihet jashtë. Kjo do të thotë se pjesa tjetër janë fitime të kënaqshme të kompanive, të cilët prej vitesh rëndojnë buxhetin e familjeve dhe biznesit vendas me çmime abuzuese.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *