Subscribe

Opozita akuzon kryeministrin Rama se ka shkuar me pushime ne plazhet e Majamit, ne kohen kur Shqipëria po përballet me përmbytjet. Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, tha se Rama po harxhon miliona leke edhe për te pare ndeshje basketbolli.

Deklarata e plotë e Arben Ristanit:

Nderkohë që Shqipëria po përmbytet nga reshjet, Edi Rama po ngrohet në plazhet ultra-luksoze të Majamit. Pasi mbylli një vit dështimi, ku papunësia u rrit, kriza ekonomike u thellua, varfëria u shtua, rendi dhe siguria u përkeqësuan nga keqqeverisja e tij, Edi Ramës as nuk i bëhet vonë. Ai vazhdon të rendë pas pasioneve të tij të cilat po i paguajnë qytetarët shqiptarë. Pas ekspozitave të pikturës nga njëri kontinent në tjetrin, Edi Rama ka nisur të frekuentojë ndeshje basketbolli në kampionatin më të shtrenjtë të botës, të NBA në SHBA.
Mediat raportuan pak ditë më parë për pushimet e Edi Ramës në Majemi, ku ai u justifikua se kishte një gëzim familjar. Sot shqiptarët e morën vesh se gëzimi i kryeministrit ishte një ndeshje basketbolli në Majemi, në rreshtin e parë ku biletat kushtojnë miliona lekë.
Ky është Edi Rama, kryeministri më i pacipë që ka pasur ndonjëherë ky vend.
Ky është shteti i Edi Ramës, një popull në mjerim dhe një kryeministër që jeton si sheik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *