Subscribe

Në përfundim të mandatit dyvjeçar të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, Ministri për Europën dhe punët e jashtme, Igli Hasani mbajti fjalimin e fundit.

Hasani  theksoi se Shqipëria do t’i vijojë prioritetet e punës përtej mandatit.

“Angazhimi ynë në fushën e Paqes dhe Sigurisë së Grave do të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në këtë përpjekje të rëndësishme, jo vetëm këtu në Nju Jork, por edhe në Gjenevë e kudo”, tha ministri për Europën e Punët e Jashtme Igli Hasani.

Gjatë Debatit të Hapur të Këshillit të Sigurimit për trafikimin dhe keqërdorimin e armëve ministri tha se Shqipëria zbaton të gjitha detyrimet për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit.

“Bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe. Në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, një vëmendje e veçantë i kushtohet bashkëpunimit, koordinimit dhe veprimeve të përbashkëta nga të gjitha vendet, agjencitë përkatëse vendore dhe komuniteti ndërkombëtar.”, shtoi Hasani.

Konsolidimi i paqes dhe sigurisë në rajon por edhe cështje të tjera kanë qenë në vëmendje të mandatit dy vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *