Subscribe

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin tonë kanë sjellë dhe problemet e para në qarkullim. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora.

 

Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).

 

Në Rajonin Verior Shkodër: reshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore.

 

Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen. Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bore arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me fadroma për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

 

Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.

 

Në Rajonin Qendror Tiranë, reshje të pakta dëbore janë shënuar në Dajt ku ka dhe pak prezencë akulli.

 

Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik – Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

 

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshejt e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë.

 

Gjithashtu ARRSH këshillon që përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *