Subscribe

Shqipëria do t’i luaje sot ne orën 14:15 minutat e fundit te takimit me Maqedoninë, sfide e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, Grupi G. Vendimi përfundimtar është mare nga delegati i UEFA-s ne orët e vona te ditës se djeshme ne bashkëpunim me te dy përfaqësuesit e kombëtareve. Deri ne minutën e 75 takimi i kuqezinjve ishte mbërthyer ne shifrat e barabarta 1-1 deri ne momentin qe koha e keqe me erëra te forta dhe shi i dendur, nuk lejoi zhvillimin normal te ndeshjes. Skuadra e De Biasit e filloi mjaft mire takimin kur qe ne minutën e 9 zhbllokuan shifrat. Ishte Hysaj qe dhuroi nje pasim vertikal per Sadikun, i cili ne nje kontroll dhe gjuajtje perfektë çoi topin ne rrjete. Kuqezinjtë me te qete nga ana psikologjike tentuan te kontrollojnë lojën edhe pse disa here kundërshtari me inkursionet e tij, krijoi shqetësim ne prapavije. Por me fillimin e pjesës se dyte erdhi befasia pas një gabimi te rende ne prapavije. Ishte Kukeli ne minutën e 51 qe kërkoi te pasoje prapa te Gjimshiti, por Alioski me i shpejte rrëmbeu topin, duke mposhtur portierin Berisha. Te tronditur nga goli i pësuar skuadra e De Biasit u duk pa force per te gjetur përsëri rrjetën deri ne minutën e 68 kur shiu dhe erërat e forta filluan te ishin pengese serioze ne zhvillimin e takimit. Por ne këto 15 minuta te fundit Shqipëria rrezikon te luaje edhe me nje lojtar me pak. Qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti, sipas informacioneve është dëmtuar rende ne fund te takimit, ndërsa De Biasi e ka te pamundur per ta zëvendësuar, per shkak te tre ndërrimeve qe ka bere. Ndërkohe, Federata Shqiptare e Futbollit ka bere te ditur se hyrja ne stadium qe fillon ne orën 11:30, do te jete falas per te gjithë sportdashësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *