Subscribe

Shqipëria luan sot sfidën e dyte kualifikuese për “Europianin 2020” kundër Andorrës ndërsa tashme paraqitet me një tjetër fytyre pas shkarkimit te Kristian Panucit.

 

Ervin Bulku do te kërkojë te debutoje me fitore ne pankinen kuqezi, pse jo ti ndryshoje edhe fytyrën skuadrës ne loje dhe mentalitet pas amullisë qe preku skuadrën nen drejtimin e teknikut italian.

 

Ne një moment kaq te vështirë është një shans i arte kur përballë kane një kundërshtar te lehte ne letër për te rikthyer qetësinë ne skuadër edhe pse kundër këtij ekipi modest 17 vite me pare u largua nga pankina Sulejman Demollari.

 

Te mbushur edhe me ego duke pare edhe konferencën e fundit për shtyp ku nuk pranuan kritikat e Panucit se këto janë mundësitë e këta janë lojtaret, Shqipëria pritet te futet ne fushe vetëm për te mare 3 piket.

 

Për këtë dy trajnerët kane menduar një skeme sulmuese sigurisht edhe disa ndryshime. Ne porte si gjithmonë do te jete Berisha. E nëse ne krahun e majte është kapiteni Hysaj ne te djathte pritet ti besohet Naser Aliji.

 

Ne një mbrëmje horror me Turqinë, Berat Gjimshiti do ti lere vendin Arlind Ajetit qe do te beje dyshen ne qendër me Adrian Ismaijlin.

 

Nota jo kaluese e ngel ne klase mesfusha ndërsa do ti besohet ne mesfushe Kaçes ose Bashes se bashku me dyshen Abrashi – Xhaka.

 

Qe nga minuta e pare ne fazën ofensive pritet te jete Sadiku ne vend te Balaj ndërsa po kështu edhe Grezda me Uzunin ne mbështetje te sulmuesit te Luganos.

 

Takimi do te luhet ne orën 20:45 dhe do te drejtohet nga një treshe gjyqtaresh sllovake me kryesor Filpp Glava.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *