Këngëtarja Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në Tel Aviv dhe është kualifikuar në finalen e Eurovision 2019.
Këngëtarja shqiptare përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’. Performanca e saj duket se është pëlqyer nga juria dhe televituesit, pasi arriti të sigurojë kualifikimin për në mbrëmjen finale, e cila do mbahet më 18 maj.
Veç këngës dhe vokalit të Jonida Maliqit, ka tërhequr vëmendjen e publikut me veshjen e saj, një fustan të stilisur nga Ardi Asllani. Stilisti Asllani ëstë shprehur se fustani përmban element etnike, duke iu përafruar madje edhe elementeve me origjine ilire.
IDENTITETI YNË KRENAR!
DIJENI MIRË DHE MOS HARRONI,
VËLLEZËR DHE MOTRA SHQIPTARË!
VETËM ME IDENTITETIN TONË ETNIK:
FIZIK, MENDORË DHE SHPIRTËRORË,
PELLAZGË-ILIRIANË-ARBËRORË-SHQIIPTARË,
PARA BOTËS, MIKE DHE ARMIKE:
KURDOHERË, DO TË DALIM,
KRENARË-FITIMTARË!
SUKSESE TË MËTEJSHME E NDERUARA, Jonida Maliqi