Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë...

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Shqipëria kërkon ndryshimin e regjimit në Iran

20 Shtator 19:38

Përfaqësues të politikës në Shqipëri morën pjesë në samitin ndërkombëtar online me titull “Samit Trans-Atlantik mbi Politikën ndaj Iranit, Koha për t’i Kërkuar Llogari Regjimit Iranian”. Pjesë e tij ishin ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Majko tha se Irani ka kthyer Lindjen e Mesme në fushëbetejë dhe se duhet bërë kujdes.

 

“Irani e ka kthyer Lindjen e Mesme në një fushëbetejë. Situata e përkeqësuar ekonomike në Iran mund të ketë pasoja. Në këtë situatë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur. Është e qartë se çdo boshllëk i lënë nga Perëndimi do të mbushet nga Irani. Kjo mund ta ngrejë statusin e Iranit në Lindjen e Mesme. MEK dhe zonja Rajavi janë një alternativë për paqen mes Lindjes dhe Perëndimit. Mbijetesa e tyre sjell shpresë jo vetëm për njerëzit në Iran por edhe për marrëdhënien midis Lindjes dhe Perëndimit. Ne kemi ndihmuar MEK-un, por kemi ndihmuar edhe veten. Jemi të nderuar që jemi konsideruar si një shtëpi e dytë për opozitën e Iranit.”

 

Kurse Mediu nga ana tjetër vlerësoi ndihmën e dhënë nga Shqipëria për popullin iranian. Ai shtoi se duhet të mendohet për një zgjidhje në të ardhmen, me qëllim që çdo qytetar të gëzojë të drejtat e tij.

 

“Është bekim t’ju kemi në vendin tonë. Ju jeni frymëzim për të gjithë ne. Faleminderit që na keni dhënë familje e miq nga e gjithë bota. Duhet të mendojmë më shumë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Liria është e drejta e çdo individi e kombi, duke përfshirë Iranin. Duhet të qëndrojmë e të punojmë së bashku për t’i kërkuar llogari regjimit. OKB është një organizatë kombesh, e krijuar për të ndihmuar njerëzit. Ata duhet të vendosin se si mund ta ndihmojnë popullin iranian. Njerëzit duan jetë dhe liri, jo bomba bërthamore. Regjimi po i masakron njerëzit. Duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë për këtë. Populli iranian është kundër terrorizmit. Është e rëndësishme që të gjithë ta dinë se çfarë po bën regjimi iranian në Shqipëri, në Lindjen e Mesme dhe në botë. Është koha të ngrihemi për atë që është e drejtë. Regjimi nuk do t’ia dijë për ekonominë dhe popullin e Iranit, pasi ai mendon vetëm për kapacitetet e tij ushtarake. Regjimi po kërkon aleatë të tjerë nëpër botë. Është e rëndësishme që të gjitha shtetet të qëndrojnë bashkë dhe të gjejnë një zgjidhje e cila mund ta ndihmojë Rezistencën Iraniane.”

 

Klajda Gjosha nga ana tjetër kërkoi të merren masa menjëherë kundër regjimit iranian.

 

“Është e papranueshme ajo që po ndodh në Iran, torturat dhe ekzekutimet. E mbështes vërtet atë që zonja Rajavi po bën për popullin e Iranit. Është koha që komuniteti ndërkombëtar t’i përgjigjet me masa konkrete këtij regjimi, i cili është një rrezik i vërtetë për rajonin dhe botën. I bëjmë thirrje botës që të hetojë masakrën e 1988-ës. Është nevoja t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë gjithashtu për t’i dhënë fund ekzekutimeve në Iran. Ndryshimi i regjimit është e vetmja shpresë për popullin iranian që të jetojë në liri. Irani është një vend i mrekullueshëm që meriton një qeveri e cila të punojë për popullin.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Gjosha Irani Majko Mediu shqiperia

Nga e njëjta kategori

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të bashkohet kundër Edi Ramës

më shumë...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por duhet më shumë punë për mbrojtjen e minoritetit

më shumë...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që tentuan të më ndalonin

më shumë...

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.