Subscribe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka theksuar nevojën për bashkëpunim shumëpalësh aktiv si të vetmen mënyrë për t’u përballur me sfidat globale.

 

Në fjalën e tij gjatë debatit plenar të Sesionit të 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Hasani ka përshëndetur edhe rikthimin e SHBA në organizatë.

 

IGLI HASANI

MINISTER PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

 

“Në botën e sotme të fragmentarizuar, Shqipëria i qëndron me bindje rëndësisë që ka multiliteralizmi aktiv dhe i zëshëm , për të bërë hapa para. Jemi shumë të kënaqur për rikthimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në UNESCO. Ky është një moment i rëndësishëm që rithekson edhe më shumë universalitetin e kësaj organizate si dhe forcon iniciativat dhe programet e saj nëpër botë. ”

 

Ministri Hasani u shpreh më tej se Agjencia kulturore dhe shkencore e OKB-së, UNESCO, është aktor i rëndësishëm në ndërtimin e paqes dhe se Shqipëria mbetet e angazhuar për të forcuar bashkëpunimin dhe konsensusin gjithëpërfshirës brenda organizatës.

 

“Shqipëria ka paraqitur kandidaturën e saj në Bordin Ekzekutiv, në zgjedhjet e 15 nëntorit. Nëse zgjidhemi jemi të vendosur të luajmë një rol aktiv në sigurimin e qeverisjes së mirë. Synojmë forcimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës dhe frymën e konsensusit brenda UNESCO-s”.

 

 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme po ashtu theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *