Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar në rrjetin social historinë e dy binjakëve ekselentë, të cilët ishin fitues absolut të Fakultetit të Mjekësisë.

 

Por pavarësisht rezultateve të larta, dy vëllezërit nuk e mendojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

 

Meta tha se si dy vëllezërit, janë shumë të rinj të tjerë që duan të largohen nga vendi, për shkak të mungesës së shpresës.

 

Ai shton se të rinjve të talentuar duhet tu krijohet një terren më i mirë arsimimi dhe punësimi për të krijuar të ardhem e tyre në vendlindje.

 

Shqipëria ka diell për të gjithë, e mbyll reagimin e tij kreu i Partisë së Lirisë.

 

Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese.  Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.

 

Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.

 

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

 

Shqipëria ka diell për të gjithë!”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *