Shqipëria pësoi humbjen e dyte ne finalet e europianit te Francës, ndoshta me te pamerituarin ne historinë e saj. Ne Velodrom te Marsejës, kuqezinjtë u munden me rezultatin 2-0 nga Franca, e cila me fitoren e dyte ne grup siguroi kualifikimin per ne fazën tjetër. Një fitore qe ne fakt nuk ishte bindëse per vendasit, te cilet e siguruan edhe njëherë vetëm ne fundin e takimit. Skuadra e Deshamps qe vinte ne ketë ndeshje pa dyshen Pogba – Grizman, edhe pse u mundua te kontrollonte ndeshjen, per asnjë moment nuk arriti te shfaqej agresive përballe nje kundërshtari te vendosur mjaft mire ne fushe edhe me detyra te qarta. Me fillimin e pjesës se dyte, Shqipëria ishte pranë befasisë, por topi i goditur nga Memushaj përfundoi ne shtylle. Vendasit rriten presionin ndërsa Deshams u detyrua te fuste ne loje pikërisht lojtaret me te kritikuar ne ndeshjen e pare Pogba dhe Grizman me lojtarin e Juventus qe ndryshoi tërësisht lojën. Te zotet e shtëpisë u kundërpërgjigjen me shtyllën e Zhiru ne minutën e 69, ndërsa presionit asfiksues me rastet e Kosielni, Sanja e Kante, Shqipëria arriti ta përballonte ne mënyrën me te mire.7 minuta nga fundi De Biasi beri nje ndërrim te detyruar, duke larguar Ajetin e dëmtuar e duke futur Veselin. Dhe ne minutën e 90-te ishte pikërisht futbollisti i Luganos qe la te lire Grizman pas nje pasimi nga Rami me koke zhbllokoi shifrat. Një kapitullim atëherë kur nuk pritej per kuqezinjtë, te cilet ne minutën e 5-te te shtesës pësuan edhe golin e dyte te realizuar me Dimitri Payet. Ndërkohe Shqipëria ka ende shprese per te kapur vendin e trete ne grupin A, ne rast se do te fitoje ne ndeshjen e fundit ne 19 qershor kundër Rumanisë.