Subscribe

 

Delegacioni i Shqipërise dhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur në Bruksel për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Shqipërise në BE. Delegacioni shqiptar përbëhet nga 25 anëtarë dhe kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

 

Vizion Plus ka siguruar draft konkluzionet e Këshillit Europian ku pËrcaktohet se pas konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëria është gati për hapjen e kapitujve. Grupi i parë i kapitujve që do t’i nënshtrohet ekzaminimit nga Brukseli ka të bëjë me sistemin e drejtësise, me të drejtat e njeriut e luftën kundër korrupsionit

 

 

Duke marrë plotësisht parasysh punën e pandërprerë në të gjitha fushat e identifikuara nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli ka vendosur të miratojë Kornizën Negociuese dhe të mbajë, në përputhje me Metodologjinë e Përmirësuar vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, të marrë më 25 mars 2020.

 

 

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut situata është më e komplikuar. Në 19 korrik mes Maqedonisë dhe BE do të zhvillohet konferenca politike ndërqeveritare, e procesi real për Shkupin do të nisë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

 

Për të përfunduar këtë fazë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Këshilli vendos të thërrasë një konferencë tjetër ndërqeveritare me synim paraqitjen e negociatave në Kornizën dhe gjendjen e punës përgatitore nga Komisioni dhe që të mbahet pa vonesa të mëtejshme dhe pa vendime shtesë politike, sa më shpejt që Maqedonia e Veriut ka zbatuar angazhimin e saj për të përfunduar ndryshimet e sipërpërmendura kushtetuese, në përputhje me procedurat e saj të brendshme.

 

Maqedonia e Veriut ka 17 vite që pret hapjen e negociatave ndërsa Shqipëria e pret këtë vendim prej vitit 2014 kur mori statusin e vendit kandidat.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *