Shqipëria mori një fitore të çmuar në transfertë kundër Ishujve Faroe në kualifikueset e EURO 2024. Një sukses 3 me 1 që e çon ekipin kuqezi të vetëm në vendin e dytë 6 pikë duke përfituar nga humbja e Polonisë në Moldavi.

 

Në pjesën e parë Shqipëria ishte dominuese në lojë dhe raste, por kjo nuk mjaftoi që të shkonin në dhomat e zhveshjes me fitore.

 

Kuqezinjte shënuan që në start por goli i Cikalleshit u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë agresiviteti i tanëve, bashkë me saktësinë në pasime na dha mundësi që të ishim më afër portës kundërshtare.

 

Në dy raste në minutat 13 dhe 17 Asllani dhe Asani provuan nga distanca, si për të lajmëruar më në fund golin e avantazhit në minutën e 20.

 

Një top i rrëmbyer nga Seferi i dha mundësi dyshes Bajrami-Asani që te kombinonin, dhe në fund ishte fantazisti i Sassuolos që mposhti portierin vendas.

 

Kuqezinjte nuk u rrezikuan  aspak nga Ishujt Faroe e jo vetëm kaq por në minuten e 30 patën shansin e artë që të dyfishonin, por Sokol Cikalleshi gaboi nga pika e bardhe e penalltisë duke u neutralizuar nga portieri kundërshtar.

 

Sulmuesi nga Kavaja bëhet protagonist negative në fundin e pjeses së parë edhe në dy episode të tjera duke humbur dy raste flagrante.

 

E nëse nuk shënon do ta pësosh thuhet shpesh në futboll. Në një goditje standarte në frymën e fundit, Faero godet me kokë dhe Berisha i pozicionuar keq nuk arrin të shmangë golin e barazimit, me të dyja ekipet që shkuan në dhomat e zhveshjes me shifrat 1 me 1.

 

Pjesa e dytë nisi sërish shumë mirë për kuqezinjte , të cilët u shperblyen gjithësesi falë një zgjidhje individuale.

 

Ishte talenti i Interit Kristjan Asllani ai që shënoi një supergol me të majten në ecje e siper, me topin që përfundoi në trekëndësh.

 

Pavarësisht ndonjë pakujdesie të vogël në vendosje në mbrojtje, Shqipëria vijoi të dominonte ndeshjen duke humbur të tjera raste të pastra për shënim, sidomos ai i minutës se 64 nga Taulant Seferi, për të vijuar sërish me sulmuesin e Tiranës 6 minuta më vonë.

 

Mirëpo në minutën e 72 shpetojmë për mrekulli pas një gjuatje me kokë të Johansen.

 

Pak minuta me vone Mario Mitaj dhe Uzuni u bënë protagonist të të tjera rasteve të mira të pashfrytëzuara.

 

Mirëpo në minutën e 85 shpëtojmë për mrekulli pas një rast të pastër të vendasve humbur nga Bjartalid.

 

Në minutën e 91 Muçi pas një kundërsulmi të bukur vulos fitoren 3 me 1 të kuqeiznjve të cilet  marrin një  fitore të artë duke përfituar edhe nga gabim i Polonisë në Moldavi, atje ku u mposhte 3 me 2.

 

Ne renditje cekia eshte ne vendin e pare me 7 pike ne grupin E, Shqiperia 6 pike, Moldavia 5 pike, Polonia 3, dhe Ishujt Faroe 1 pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *