Kombetarja shqiptare merr kryesimin e grupit G, pasi arrin nje tjeter fitore te rëndësishme, këtë radhë 0-2 në transfertën ndaj Lihtenshteinit, ne takimin e dyte eliminator te botërorit Rusi 2018. Kuq e zinjtë kane kaluar në avantazh që në minutën e 12 të pjesës së parë me anë të Jahmir Hykës i ndihmuar edhe nga nje gabim i portierit kundershtar. Në minutat në vazhdim djemtë e De Biazit kanë patur dominimin e lojës. Në pjesën e dytë sulmuesi Balaj ka dyfishuar shifrat në minutën e 71 të ndeshjes. Me këtë rezultat kombëtarja shqiptare ndodhet me pikë të plota, 6 të tilla pas dy ndeshjeve ne grupin G. Ndërkohe në kampin tjetër, Kosova ka pësuar një humbje të thellë 0-6 në transfertën e Kroacisë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *