E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqipëria fiton 2 me 1 miqësoren me Kosovën

Kombëtarja Shqiptare triumfoi me rezultatin 2-1 në ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës. Edhe pse me shumë mungesa, të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të mirë ku rastet nuk munguan.

 

Rastin e pare per kuqezinjtë e kishte Selahi qe gaboi në momentin e fundit, duke e goditur topin në rivënie anësore.

 

Reklamë

Sfida u zhbllokua në minutën e 3-te, kur pas një aksioni të bukur në zonë, Uzuni harkoi nga e majta dhe shërbeu për Balajn, që u tregua i sakte dhe dergoi topin në rrjetë.

 

Në fraksionin e dytë të lojës Reja beri disa ndryshime. Alban Hoxha, Veseli, Hysaj dhe Rei Manaj u futen në fushë per ti dhene freski skuadrës. Kosova provoi te kunderpergjigjet në minutën e 53-të me Edon Zhegrovën, por Hoxha kuptoi gjithçka.

 

Nga ana tjetër, kuqezinjte shënuan edhe golin e dytë me Myrto Uzunin qe i dha qetesi teknikut Reja. Megjithatë dardanet nuk u dorezuan, dhe ngushtuan rezultatin me nje penallti te ekzekutuar saktë nga Vedat Muriqit.

 

Pavaresisht rasteve të shumta për të dyja skudrat, ndeshja vllazerore u mbyll me rezultatin final 2-1. Pas ketij triumfi, kuqezinjtë do te ndeshen me Kazakistamin në 15 nentor dhe 3 ditë me vone me Bjellorusinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë