Subscribe

Janë harxhuar miliarda leke ne ndërtimin e rrugëve ne Shqipëri ne këto 25 vitet e fundit, por ende sot vendi nuk ka nje rruge qe i plotëson standardet e nje autostrade. Nje te tille do ta kemi ndoshta vitin qe vjen, kur te përfundojnë punimet ne rrugën Tirane-Elbasan. Ne dy vitet e fundit, investimet e autoritetit rrugor jane përqendruar me shume ne rritjen e sigurisë, ne pajisjen me sinjalistike me shume se sa ne ndërtimin e rrugëve te reja. Kjo per shkak edhe te reduktimit te aksidenteve rrugore. Por serish janë te pakta ato rruge qe mund te konsiderohen te kompletuara ne standardet qe ofrojnë. Investimet ne sistemin rrugor janë bere ne mënyre te tille qe asnjë nga akset e reja nuk ka rezultuar e përkundur me te gjitha standardet. Ndërkaq, shpenzimet per mirëmbajtën e tyre sa vijnë dhe rriten dhe fondi per ketë ze është gjithmonë i pamjaftueshme. Ndaj ne strategjinë e saj rrugore, qeveria parashikon përcaktimin e disa akseve me pagese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *