Subscribe

Shqipëria është e rrezikuar nga rikthimi i malaries. Lëvizjet e emigranteve nga shtetet ku është e pranishme sëmundja, ndryshimet klimatike, por dhe prania e mushkonjës “anofele” ne vendin tone qe transmeton malarien, shton rrezikun per përhapjen e kësaj sëmundje. Shefi i Departamentit te Sëmundjeve Infektive Arjan Harxhi, tregon se vetëm këtë vit, janë diagnostikuar 4 raste me malarie te sjelle nga vendet ku ata jetonin dhe punonin. Tre paciente te infektuar kane qene me origjine afrikane, ndërsa rasti i fundit qe po kurohet ne Spitalin Infektiv është një emigrant nga Elbasani, i kthyer nga Greqia. Infeksionisti Arjan Harxhi thotë se rasti i pare me Malarie është diagnostikuar prej tij ne 1996. Tashme Shqipëria ka nje histori 20-vjeçare me malarie dhe me rreth 40 raste deri tani. Shefi i departamentit te sëmundjeve infektive u bën apel institucioneve te përgatiten, per te përballuar këtë infeksion. Malaria transmetohet nga mushkonja “anofele”, e cila është e kudondodhur ne vendin tone. Shenjat e kësaj sëmundje nisin me ethe, temperature te larte, dhimbje te forta koke dhe çrregullime mendore. Mjeket iu bëjnë apel popullatës te jene te vëmendshëm ndaj këtyre shenjave dhe te mos neglizhojnë përdorimin e substancave kundër mushkonjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *