Subscribe

Rritet fluksi i udhetarëve në hyrje dhe në dalje të pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Një dite me parë përmes kësaj pike të kalimit kufitar kanë qarkulluar 6773 shtetas shqiptare dhe të huaj, nga të cilët 3570 kane hyrë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërise dhe kanë dale nga toka shqiptare 3203 shtetas. Burime zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se fluksi i udhëtareve ka qënë i lartë edhe mëngjesin e sotëm, kur prej ores 4.00 e deri me 10.00 kane hyrë në vend përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës më shume se 3700 shtetas shqiptare por edhe të huaj. Kryesisht kanë qënë serbë, bullgarë, polakë dhe rusë. Për të përballuar fluksin punohet me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa deri me tani nuk janë raportuar radhë të gjata dhe pritje të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *