Subscribe

Greqia lëshon alarmin per drogen qe mbërrin nga Shqipëria veçanërisht te kanabisit. Shqetësimin e ngre Drejtori i Antinarkotikëve e Sigurisë të Atikës Kostas Panajotopulos në një intervistë te dhëne për agjencinë greke të lajmeve “AMNA”.

 

“Prodhuesi kryesor i kanabisit në natyrë në Evropë është Shqipëria, e cila është furnizuesi më i rëndësishëm i vendeve evropiane, qoftë drejtpërdrejt nga kufiri i saj verior ose nëpërmjet aksit greko-italian dhe detit Adriatik.”

 

Sipas zyrtarit te larte mënyrat dhe mjetet e përdorura për transportimin e kanabisit në Greqi janë autovetura, furgone, autobusë, jet ski, motoskafë si dhe kalimet e pambikëqyrura të kufirit. Por Shqiperia thote Panajotopulos nuk mbetet pas edhe per trafikimin e heroinës dhe grupet kriminale shqiptare kane rol te rendesishem ne shpërndarjen e saj ne disa vende te Europes.

 

‘Heroina transferohet nga grupet kriminale shqiptare në drejtime të ndryshme, duke përfshirë Greqinë. Grupet kriminale shqiptare kanë qenë përgjegjës për organizimin e furnizimit, transportit, promovimit dhe madje edhe shitjes në vendet e Evropës Perëndimore, duke përdorur grupe kriminale vendase. Grupet kriminale shqiptare pasohen nga afganët dhe pakistanezët.”

 

Drejtori i luftës ndaj narkotikeve ne intervistën e tij ndalet edhe ne trafikimin e kokainës. Sipas tij kohet e fundit shqiptaret po përfshihen gjithnjë edhe me shume edhe ne tregtimin e kësaj lloj droge pasi Shqipëria konsiderohet si vendmagazinimi.

 

“Roli i Shqipërisë tani është një pikë qendrore për kokainën, e destinuar për tregun evropian. Ajo përdoret si vendi i magazinimit të kokainës, krahas rolit tradicional të saj në “aksin ballkanik”, në aspektin e trafikut të heroinës.”

 

Panajotopulos nënvizon se bashkëpunimi midis grekëve dhe shqiptarëve është forcuar shumë në vitet e fundit ne funksion te trafikimit te kokainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *