Për herë të parë, në indeksin e konkurueshmërisë globale të Forumit Botëror të Ekonomisë, Shqipëria kryeson në rajon, duke lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën, madje dhe Greqinë.

 

Për vitin 2017, Shqipëria është renditur në vendin e 75-të, mes 137 shteteve, e pasuar nga Mali i Zi në vendin e 77-të, Serbia në vendin e 78-të, ndërsa Greqia më poshtë në vendin e 87-të. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka përmirësuar 5 vende në këtë renditje.

 

Forumi Ekonomik Botëror publikon çdo vit një raport mbi nivelin e konkurrencës së ekonomive në botë. Ai bazohet mbi të dhëna zyrtare nga institucionet dhe anketimet që i bën bizneseve në të gjithë shtetet. Edhe këtë vit, sipas Forumit Botëror të Ekonomisë, shteti me konkurrencën më të lartë në botë është Zvicra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *