Subscribe

Shqipëria nuk është një vend i favorshëm për të bërë biznes. Kështu thuhet në raportin e fundit të Zyrës Ekonomike dhe Çështjeve të Biznesit për Klimën e Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas te dhënave, disa nga problemet kryesore me të cilat përballen investitorët e huaj janë korrupsioni, ligjet e paqarta, rregullat që ndryshojnë shpesh, trysnia dhe lidhjet politike. Raporti evidenton edhe problemet e trashëguara me të drejtën e pronësisë.

 

DASH vlerëson se një kthesë e situatës mund të vijë nga zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht lufta kundër korrupsionit. Miratimi nga parlamenti në korrik të vitit 2016 i ndryshimeve kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor ishte një hap i madh, dhe reforma, pas zbatimit, duhet ta bëjë vendin më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë thuhet ne dokumentin e zyrës ekonomike te Departamentit te Shtetit.

 

Raporti veçon procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili do të garantojë që ata që kanë pasuri të pajustifikueshme, apo që në të kaluarën kanë marrë vendime të diskutueshme, do të largohen nga sistemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *