E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqipëria e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve, triumfon ndaj Bjellorusisë

Shqipëria e ka nisur me kemben e mbare Ligën e Kombeve, teksa ka fituar me rezultatin 2-0 perballe Bjellorusisë.

Kuqezinjtë dominuan gjate gjithe takimit. Goli i parë erdhi në minutën e 23 me protagonist Cikalleshin. Bomberi nga Kavaja kaloi në avantazh skuadren, pas një supergoli nga distanca qe la pashpresë portierin vendas.

Edhe në pjesen e dytë të takimit, kuqezinjtë u shfaqen superior. Ishte Kejdi Bare ai që shënoi golin e dytë në minuten e 79.

Pas ketij triumfi, skuadra e Rejes do të presë Lituanin më 7 shtator në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë