Këshilltarja e kryeministrit për çështjet Europiane, Odeta Barbullushi ka qenë sot e ftuar në studion e lajmeve në Vizin Plus ku u diskutua për hapjen e negociatave.

 

Barbullushi theksoi se shanset janë të mira ndërsa theksoi se ka pasur arsye që të shpresohej për hapje negociatash prej dy vitesh. Ajo theksoi se Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi në vizitën e tij në Tiranë përditësoi situatën e deritanishme për hapjen e negociatave.

 

Ai udhëtonte këtu nga Shkupi dhe Sofja dhe na përditësoi për situatën e deritanishme për hapjen e negociatave. Mesazhet e tij ishin inkurajuese se duke qenë se procesi është në negociata e sipër, është e nevojshme të ruhet ritmi dhe fryma e bashkëpunimit. Ne kemi dy vite që presim zgjidhje të situatës. Ne jemi më të përmbajtur në lidhje me pritshmëritë tona”, u shpreh Barbullushi.

 

-Kryeministri pohoi se kishte biseduar mundesine e ndarjes nga maqedonia e veriut. A mund te realizohet kjo pa miratimin e keshillit europian?

 

“Ne kemi paur edhe një anketim të opinionit publik dhe populli ishte pro ndarjes të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri e tha qartë që ne do të mbajmë atë pozicion që kemii mbajtur deri tani. Të qenit bashkë, Shqipëria dhe Maqerdonia e Veriut është një vendim politik i BE. Të dy vendet i kanë mbushur çdo kriter për hapjne e negociatave. Është një vendim që i përket vendeve anëtare”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.