Subscribe

“Ëndrrat që mbartim” është ekspozita fotografike, që portretizon rrugëtimin e refugjatëve që lënë vendet e tyre në luftë, për të ardhur drejt Shqipërisë.

 

Kompozimi midis dhimbjes dhe ëndrrës për një jetë më të sigurt, vjen përmes imazheve me moton “Shqipëria është e mikut dhe e zotit”.

 

ARIELA MITRI

PERGJEGJESE E DEPARTAMENTIT TE MIGRACIONIT

 

“Kemi zgjedhur të flasim përmes fotografive, që Renuar Locaj, fotografi ynë ka bërë gjatë punës në terren në pikat kufitare, sepse mendojmë që arti dhe kultura të sjellin një sensibilitet të komunitetit ku ne jetojmë. Kemi zgjedhur fotografinë sepse zakonisht kur flitet për migracionin, kur flitet për refugjatët, flitet vetëm për shifra dhe numra por asnjëherë nuk mendojmë se pas këtyre shifrave dhe numrave janë histori njerëzore.”

 

 

Fotografitë sjellin nëpërmjet ngjyrave, vuajtjen, trishtimin, por dhe shpresën që më së miri shihet në sytë e fëmijëve.

 

 

ARIELA MITRI

PERGJEGJESE E DEPARTAMENTIT TE MIGRACIONIT

 

“Vërtet është ngjyra e errët, ngjyra e dhimbjes, por nëse ju shikoni ka shumë fëmijë. Fëmijët mbartin gjithmonë gëzimin, mbartin gjithmonë shpresën. Edhe pse e përjetojnë edhe ata si prindërit e tyre, si të rriturit që i shoqërojnë, ata kanë një buzëqeshje. Ata kanë të gjithë motivin e mirë që prindërit e tyre do donin të kishin për jetën.”

 

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar për disa ditë e më pas do të vijoje rrugëtimin në të gjithë qytetet kufitare të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *