Subscribe

Nga Gramshi, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike, lideri i opozitës tha se ne këto tre vite klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar nga korrupsioni dhe arbitrariteti. Sipas Lulzim Bashes i vetmi biznes që lulëzon është ai i hashashit.

“Në këtë realitet  të keqqeverisjes së gjithanshme të përkeqësimit që shënon çdo fushë të jetës, Edi Rama ka prezantuar edhe një gjëmë të madhe për shqiptarët, kriminalizimin e shtetit që i ka hapur rrugë drogës së mbjellë anembanë, drogimit të Shqipërisë. E ka bërë me ndërgjegje të plotë. Edi Rama e ka ditur. E ka bashkëplanifikuar me kriminelët që ka vënë në çdo strukturë shtetërore, se kriminalizimi i shtetit do të çonte në kanabizimin e Shqipërisë. E ka ditur dhe prandaj se ka vënë ujin në zjarr sepse për të paratë dhe pushteti është gjithçka që kanë rëndësi. Sepse për të, punë e madhe se ka papunësi, shkoni në emigracion ju tha kuksianëve para një viti, punë e madhe se ka varfëri. Po pate varfëri eja skllav në fermën e drogës së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Përmes krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve mendon se e ka ulur dhe më tej çmimin e votës  dhe se me pare e korrupsionit dhe me kërcënimin e krimit do t’ia dalë të asgjësojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Për Bashen me qeverisjen e Edi Rames bujqësia dhe shëndetësia janë ne ditët e tyre më të këqija.

“Tre vite qeverisje fermerët kanë parë vetëm varfërim dhe shkatërrim. Tre vite qeverisje dhe nuk ka dhënë një kokërr leku subvencion dhe tani në fund fare iu thotë merrni kredi nëpër banka. Po tani që ka përmbytje çfarë do t’ju thotë, merrni kredi që të pastroni kanalet? Investimet për bujqësinë janë në nivelin më të ulët në 20 vite sepse investimet në tërësi nuk shkojnë aty ku ka nevojë qytetari po aty ku Edi Rama mund t’i grabisë më kollaj. Në qoftë se Edi Rama do të kishte prioritet investimet që ndihmojnë qytetarët nuk do të kishte viktima në Kurbin.”

Përmes krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve, Edi Rama po përpiqet të asgjësoje zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sepse zgjedhjet e lira dhe te ndershme janë fundi i pushtetit te Edi Rames, u shpreh kreu i demokrateve Lulzim Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *