E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqipëria e mbyll në avantazh, Kosova shpartallohet nga Anglia

Shqipëria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë përballë Islandës me rezultatin 1 me 0.

 

Kombëtarja shqiptare në ndryshim, nga ndeshja me Francën tregoi një tjetër fytyrë përballë Islandës duke menaxhuar lojën dhe duke rrezikuar islandezët gjatë gjithë pjesës së parë.

 

Reklamë

U desh një goditje këndi, ku Bare kombinon me Memushajn, I cili harkon bukur në zonë nga ku mbrojtësi shtatlartë I kombëtares Demarku e çoi topin në rrjetë.

 

Nga ana tjetër kombëtarja e Kosovës edhe pse kaloi qysh në minutën e parë në avantazh me Berishën, nuk ka mundur dot të menaxhojë lojën, pasi kombëtarja angleze arriti të përmbyste rezultatin duke shpartralluar kosovarët me rezultatin e thellë 5 me 1.

Vazhdo të lexosh

Reklamë