Subscribe

Per opozitën, Shqipëria është mbuluar sot nga droga e përgjegjës per këtë situate është kryeministri Edi Rama. Krei i departamentit te sigurisë Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar emërimin e shefit të seksionit të trafiqeve, ne Korçe, te një personi të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda ne 13 prill të këtij viti për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Nardi Neli, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të krimeve të rënda, dhe kjo Gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite.Pse? Sepse vepra që ka kryer lidhet pikërisht me detyrën e tij, pasi akuzohet se ka zbuluar akte dhe të dhëna sekrete. Ua ka dhënë informacionet sekrete trafikantëve të drogës. Ka tradhtuar punën e oficerëve të ndershëm. Ja ku kemi këtu vendimin e gjykatës. Ky person, me Edi Ramën bëhet shefi i trafiqeve të Korçës.

Nje tjetër denoncim per trafikun e drogës, ka ardhur nga sekretari per aksionin qytetar Ervin Salianji, sipas te cilit shume përplasje me arme kane si motiv pazaret e drogës. Sipas Salianjit, vetëm gjate ketij muaji kane ndodhur dy vrasje  per tokat e mbjella me kanabis.

Edhe lufta me armë në mes të Shkodrës dy net më parë, besohet se ndodhi për shkak të drogës.

Edi Rama tenton t’i mbulojë këto ngjarje të rënda me njoftimet e policisë ku rëndom përdoret fjala, vrasje për motive të dobëta. Tenton ti mbulojë, pasi të vrarët, të plagosurit, të dhunuarit, janë viktima të fermës së tij të madhe me kanabis. Sepse droga, është motivi i vërtetë i këtyre krimeve.

Sipas PD, ky biznes kriminal mbështetet nga kryeministri Edi Rama, i cili takson me 30 përqind çdo rrënjë të mbjellë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *