E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Shqipëria e mbuluar nga droga”

Kryetari i demokrateve Lulzim Basha ka shfrytëzuar konventën e Partisë aleate Agrare Ambientaliste per te akuzuar kryeministrin Edi Rama si njeriun përgjegjës per mbulimin e Shqipërisë nga droga. Sipas Bashes, hashashi është shndërruar ne ekonominë kryesore te vendit dhe kjo me nje qellim te qarte; per te vjedhur zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Basha ka përshëndetur edhe vendimin e presidentit te republikës, per te kthyer per rishqyrtim ne parlament, ligjin per importin e mbetjeve, duke përsëritur se PD kërkon qe kjo çështje te vendoset nga qytetaret. Tashme qe nga zgjedhjet na ndajnë 8 muaj, Partia Agrare është pjese e koalicionit opozitar edhe pse ne këtë konvente, Taulant Balla ka përcjelle ftesen qe Agron Duka, te behet serish pjese e se majtës. Socialistet dhe Partia Agrare Ambientaliste do te përballen ne 20 nëntor ne te paren garën elektorale mes tyre per kreun e Bashkisë se Kolonje.

Më shumë video

Reklamë